The Ongoing Friendship Between America and Albania
The relationship between Albanians and Americans is rooted in a long-standing friendship, with official ties dating back to the late 19th and early 20th centuries—and likely even earlier through unofficial contact.
The first Albanian immigrants, mostly from the south and southeast of Albania as well as present-day Kosovo, were forced to emigrate to the United States due to poverty and Ottoman oppression. They established strong communities in Massachusetts, Michigan, and New York.
Later, missionaries such as Charles Telford Erickson and Edith Durham came to Albania, helping spread education and open schools, such as those in Korçë. One of the most important historical moments was the Paris Peace Conference (1919–1920), when American President Woodrow Wilson defended Albania’s independence against the great powers seeking to divide it among neighboring countries.
However, this piece does not focus on the broader relations between the two countries, but rather on a special friendship that touches us here in Dumrea—the bond between Dumrea and America.
A Bond from the Sky
“This bond came from the sky,” says Nënë Hurmaja, the current owner of a historic house where a unique friendship began.
On November 8, 1943, an American Dakota C-53 transport plane, flying from Catania, Sicily, toward Bari, Italy, was forced to make an emergency landing near Lake Çestije, close to the village of Merhojë. On board were 30 people: 13 nurses, 13 medics, and 4 crew members. After losing contact with their base due to severe weather conditions, they found themselves over German-occupied Albanian territory.
Local villagers and a small group of partisans came to their aid, sheltering the Americans and burning the aircraft to erase any evidence. The Americans were taken to the home of Mesut and Selime Zena in Merhojë, a traditional two-story Albanian house that became a refuge for all 30 passengers.
Despite harsh economic conditions and the danger posed by the German forces, Mesut and his family shared everything they had.
“Father Mesut slaughtered a calf to feed our guests,” recalls Nënë Hurmaja.
For a month, they lived together—communicating with gestures and building strong bonds. The American nurses even learned to embroider from the women of the household.
A Silent Besa (Pledge of Honor)
The Americans were concerned for the safety of their hosts and wanted to leave quickly. Everyone in the village—and even nearby villages—knew about their presence, but no one spoke a word.
It was the Albanian besa that kept them safe.
Afterward, during the communist regime, all contact with the U.S. was banned, and the story was buried for decades. The truth only emerged after 1992.
On February 15, 2023, U.S. Ambassador Yuri Kim visited the home of Mesut Zena and paid tribute at the graves of Mesut and Selime.
“When an Albanian gives their word, you can trust it without a doubt,” she said.
A Bond That Continues
This story of friendship should not remain just a tale of the past.
The home of Mesut Zena should not be demolished but restored as a museum of Albanian hospitality and honor.
The Dumre–America bond lives on today.
American missionaries like Brad, Charles, and Ackree have contributed to the economic and social development of the region. A new group of American friends recently arrived in Belsh, bringing with them a fresh initiative. The American company Black Horse Initiative is working with locals to support olive oil production, a treasured local product.
This collaboration is not just economic—it is also social and cultural.
A bond that began in the sky in 1943 continues today, with deep roots in the soil—like the olive trees of Dumre—and wings in the sky, like the plane that once fell there.
Denis Agolli, April 1, 2025
——————————————————————————————————————————————————————————————————————————-
Miqësia midis Amerikës dhe Shqipërisë: Një Lidhje e Veçantë nga Qielli
Marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe amerikanëve janë të hershme dhe miqësore. Lidhjet zyrtare midis dy vendeve tona datojnë në fundin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX, por mendohet se kontaktet jozyrtare mund të kenë nisur edhe më herët.
Emigrantët e parë shqiptarë, kryesisht nga jugu dhe juglindja e Shqipërisë, si dhe nga Kosova e sotme, u detyruan të emigronin në Shtetet e Bashkuara për shkak të varfërisë dhe shtypjes osmane. Ata krijuan komunitete të forta në Massachusetts, Michigan dhe New York.
Më vonë, misionarë si Charles Telford Erickson dhe Edith Durham erdhën në Shqipëri, duke ndihmuar në përhapjen e arsimit dhe hapjen e shkollave, si p.sh. në Korçë. Një nga momentet më të rëndësishme historike ishte Konferenca e Paqes në Paris (1919–1920), kur presidenti amerikan Woodrow Wilson mbrojti pavarësinë e Shqipërisë kundër fuqive të mëdha që synonin ta ndanin atë midis fqinjëve.
Megjithatë, ky shkrim nuk do të flasë për lidhjet e përgjithshme mes dy vendeve, por për një miqësi të veçantë që na prek ne si banorë të Dumresë: lidhjen midis Dumresë dhe Amerikës.
Një Lidhje nga Qielli
“Kjo lidhje erdhi nga qielli” – kështu thotë nënë Hurmaja, pronarja aktuale e një shtëpie historike, aty ku nisi një miqësi unike.
Më 8 nëntor 1943, një avion transporti amerikan i tipit Dakota C-53, i nisur nga Katania e Sicilisë drejt Barit të Italisë, u detyrua të bënte një ulje emergjente pranë liqenit të Çestijes, afër fshatit Merhojë. Në bord ndodheshin 30 persona: 13 infermiere, 13 sanitarë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. Pasi humbën kontaktet me bazën për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ata u gjendën në territorin shqiptar, të pushtuar nga gjermanët.
Banorët vendas dhe një grup i vogël partizanësh u erdhën në ndihmë, duke i strehuar amerikanët dhe duke djegur avionin për të humbur gjurmët e tij. Ata u vendosën në shtëpinë e Mesut dhe Selime Zenës në fshatin Merhojë, një shtëpi tradicionale shqiptare me dy kate, e cila u kthye në strehë për 30 amerikanët.
Pavarësisht kushteve të vështira ekonomike dhe rrezikut nga gjermanët, Mesuti dhe familja e tij ndanë gjithçka që kishin.
“Babë Mesuti theri një viç për të ushqyer miqtë tanë,” kujton nënë Hurmaja.
Për një muaj, ata jetuan së bashku, duke komunikuar me gjeste dhe duke krijuar lidhje të forta. Infermieret amerikane madje mësuan të qendisnin nga gratë e shtëpisë.
Një Besë e Heshtur
Amerikanët ishin të shqetësuar për sigurinë e familjes pritëse dhe dëshironin të largoheshin shpejt. Të gjithë banorët e zonës e dinin për praninë e tyre, por askush nuk foli. Ishte “besa” shqiptare që i mbajti të sigurt.
Pas një periudhe heshtjeje të imponuar nga regjimi komunist, që nuk lejonte lidhje me SHBA, e vërteta doli në dritë pas vitit 1992.
Më 15 shkurt 2023, ambasadorja amerikane Yuri Kim vizitoi shtëpinë e Mesut Zenës dhe bëri homazhe në varrin e tij dhe të Selimes.
“Kur një shqiptar të jep fjalën, mund t’i besosh pa asnjë dyshim,” tha ajo.
Një Lidhje që Vazhdon
Kjo histori e miqësisë nuk duhet të mbetet vetëm një tregim i së kaluarës.
Shtëpia e Mesut Zenës nuk duhet të shembet, por të restaurohet si një muze i mikpritjes dhe besës shqiptare.
Lidhja mes Dumresë dhe Amerikës vazhdon edhe sot. Misionarë amerikanë si Brad, Charles dhe Ackree kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të zonës. Një grup miqsh amerikanë ka ardhur së fundmi në Belsh, duke sjellë një iniciativë të re ekonomike. Kompania amerikane Black Horse Initiative po bashkëpunon me vendasit, duke mbështetur prodhimin e vajit të ullirit, një pasuri e zonës.
Ky bashkëpunim nuk është vetëm ekonomik, por edhe social e kulturor.
Lidhja që nisi nga qielli në vitin 1943, vazhdon sot me rrënjë të forta në tokë, si ullinjtë e Dumresë, dhe me krahë në qiell, si avioni i rrëzuar dikur.
Denis Agolli, 1 Prill 2025